U përqesh për dialektin, Musliu: Te na i thonë qurrshi, jam e njëjta si n’Prishtinë si n’Baks

Pas sulmeve që iu bënë për kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, gjatë seancës parlamentare të së enjtes së kaluar, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka qenë e ftuar në Intervistën e Buzhalës.
Ndër gjithë çështjet e përfolura nga gazetari Buzhala dhe Musliu, ka qenë edhe dialekti, veçanërisht fjala “qurrshi”, të cilën Musliu e ka përmendur gjatë kritikës ndaj Kurtit, duke i thënë:
“S’le qurrshi pa hangër”.
Duke qenë se kjo fjalë ishte komentuar shumë nga qytetarët që kanë pyetur se pse është shprehur me “qurrshi” e jo “qershi”, deputetja Musliu ka thënë se ajo nuk do që të ndryshojë dialektin sipas vendit ku ndodhet.
“Nuk dua ta flasë një dialekt tjetër në Pirshtinë, një tjetër në Bruksel e një tjetër n’Baks,”- ka thënë Musliu.
Ajo ka shtuar se ajo që është në studio është e njejta edhe në Baks (vendlindja e Musliut) dhe për këtë gjë ndihet krenare.