Mësuesi nga Kishnereka: Një nxënës na u vra gjatë luftës

Mësimdhënësi Fadil Bajraktari nga Kishnareka e Drenasit, ka rrëfyer disa ngjarje të rënda me nxënësit e vet gjatë luftës derisa jepte mësim në shkollat tenda.

Ai tregoi se si një nxënës iu vra gjatë luftës, dhe po ashtu edhe një nxënëse i ishte vrarë vëllai.

“Është vrarë nxënësi Elbasan Berisha, pak më vonë, jo në atë kohë. Udhëtoja cdo ditë për të ardhur te nxënësit, ai më priste te dera e shtëpsë së vet cdo ditë, vinte me mua. Elbasani është vrarë nga bombardimet e armikut me avionë, në mars 1999”, u shpreh Bajraktari.

Ai kërkoi drejtësi për nxënësin e vrarë në luftë, pasi sipas tij, askush nuk është dënuar në lidhje me këtë rast.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë