Vrau djalin e axhës se i hyri lopa në arë, familja e viktimës lëshojnë fshatin pasi ndihen të rrezikuar

Tetori i vitit 2021, rajonin e Llapit e tronditi një ngjarje e rëndë ku një person kishte privuar nga jeta djalin e axhës së tij.
Krimi kishte ndodhur në fshatin Gërdoc të Podujevës, pasi i dyshuari dhe viktima kishin pasur mosmarrëveshje verbale mes vete lidhur me shfrytëzimin e livadhit, përkatësisht kullotës së bagëtive.
Një vit e gjysmë pas rastit, gruaja dhe tre fëmijët e viktimës janë të detyruar të jetojnë larg shtëpisë së tyre, shkaku se thonë se ndihen të rrezikuar nga familja e dorasit.
/Reporteri/