Epopeja e UÇK-së, qytetarët shprehen plot emocion
Manifestimi “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” vazhdon në ditën e dytë.
Përveç krerëve të shtetit, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga të gjitha qytet erdhën për të vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Qytetarët plotë emocion u shprehen të lumtur për prezencën e qytetarëve në këtë memorial.
Qytetari Naser Morina, njëherit edhe Ish-Kolonel i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), tha për IndeksOnline se është i lumtur që sheh rinin e interesuar për të vizituar Prekazin historik.
“Kënaqësia më e madhja e imja është që sot më shumë shoh rini, rinia është e ardhmja e vendit për të cilët edhe familja Jashari është flijuar. Është kjo ajo familje e cila bashkojë popullin kundër pushtuesit serbë”, ka thënë Morina.
Kujtojmë se, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti e komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari së bashku me ministra e bashkëpunëtorë nga Qeveria e Parlamenti, kanë bërë homazhe sot në mengjës në Prekaz.
Intervista e plotë: