Grabitje në Korroticë të Epërme, policia jep detaje se si ndodhi rasti

Një punëtor në një pompë të derivateve të naftës në Korroticë të Epërme të Drenasit, ka njoftuar policinë se dje derisa ishe në punë një person i maskuar dhe nën kërcënim të thikës i ka grabitur para të gatshme.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 20 e 45 minuta, transmeton DrenicaOnline.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës i ka grabitur para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./DrenicaOnline/