Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Lipjan, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Lipjan, ku janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë dyshohet se ka të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Në bazë të videos shihet një numër i madh veturash, teksa ende nuk dihen detaje të tjera.
Sinjali do të iu mbajë të informuar posa të marrë një konfirmim zyrtar nga Policia.