Ky është drenicasi që u propozua për drejtor të Policisë së Kosovës

Dorëheqja e Samedin Mehmetit, la policinë e Kosovës me ushtrues detyre të drejtorit që nga muaji  gusht i vitit që e lamë pas.

Sipas burimeve të  KosovaNews, brenda Ministrisë së Punëvë të Brendshmë ministri Xhelal Sveçla, i ka propozuar Kryeministrit Kurti, kandidatin Gazmend Hoxha për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë Kosovës. Hoxha është nga Korrotica e Epërme e Drenasit.

KosovaNews merr vesh se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës pritet të emërohet Gazmend Hoxha Drejtor i Policisë nga Kryeministri Albin Kurti.

Sipas ligjit për Policinë e Kosovës Komisioni i propozon ministrit kandidatët për emërim në pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, ministri në njërën nga mbledhjet e Qeverisë i propozon kandidatin Qeverisë për këtë pozitë, ndërkaq Qeveria i rekomandon kryeministrit kandidatin për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë e emëron Kryeministri.

Për drejtor të Policisë, kishin kandiduar 5 kandidatë, ku Gazmend Hoxha kishte marrë pikët më të larta nga komisioni përzgjedhës.

Ai gjithashtu ishte vlerësuar edhe nga ambasada birtanike ku sipas vlerësimit të britanezvëve, Hoxha ishte i vetmi që kishte plotësuar kushtet për këtë pozitë.

Gazmend Hoxha prej kohësh mbanë pozitë të lartë në Policinë e Kosovës. Ai është Drejtor i Departamentit për Operacione dhe njëherësh një ndër zyrtarët policorë të vlerësuar shpesh herë në kuadër të këtij institucioni.

Ndryshe në bazë të Nenit 37 për Policinë e Kosovës, theksohet se kandidatët për pozitat e Drejtorit të Policisë së Kosovës përzgjidhen dhe propozohen nga komisioni, i cili themelohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ligjërisht, drejtori emërohet për një periudhë kohore prej pesë vjetësh, në mundësi vazhdimi për çdo pesë vjet nga autoriteti që e ka emëruar./KosovaNews/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë