Lladrovci merr pjesë në zbulimin e Pllakës përkujtimore të UÇK-së në Fushticë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në zbulimin e Pllakës përkujtimore në shtëpinë Xhemail Xhemës që shërbeu si shtab i UÇK-së, në Fushticë të Poshtme.
“Kjo trashëgimi nuk guxon të harrohet, kjo trashëgimi është me vlerë për neve dhe gjeneratat që do të vinë, për të parë se cili ishte çmimi i lirisë, cila ishte vlera e lirisë, sa i çmuar ishte çlirimi i vendit tonë”, ka theksuar Lladrovci.
Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:
Me familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK-së e qytetarë, përuruam pllakën përkujtimore në Fushticë të Poshtme, pranë shtëpisë shtab të UÇK-së të familjes së Xhemail Halim Xhemës
Në fjalën e rastit, theksova se kjo pllakë dëshmon një pjesë të historisë tonë të re të Fushticës dhe kësaj ane atdhetare, dëshmon se organizimi dhe rezistenca ishte aktive e familjeve dhe lagjeve tona.
Sot, kjo pllakë do të mbetet në memorien kolektive, si shtëpi, si vend dhe si pikënisje për çlirim.
Edhe më herët kam kërkuar nga Ministria e Kulturës që të krijohet sektori i veçantë për trashëgiminë tonë historike, që institucionet të merren me shënjimin, organizimin dhe identifikimin institucional të të gjitha vendeve tona me rëndësi për historinë tonë e sidomos atë të UÇK-së.
Kjo trashëgimi nuk guxon të harrohet, kjo trashëgimi është me vlerë për neve dhe gjeneratat që do të vinë, për të parë se cili ishte çmimi i lirisë, cila ishte vlera e lirisë, sa i çmuar ishte çlirimi i vendit tonë.
Në këtë ditë, na mungojnë udhëheqësit tanë që gjenden në Hagë, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi, Nasimi, Hysniu e shokët tjerë.
Nderim për përkushtimin atdhetar të familjes Xhema, familjeve të dëshmorëve të kësaj ane, invalidët dhe veteranët e UÇK-së. Lavdi të rënëve për çlirimin e vendit tonë! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
https://www.instagram.com/p/CpK6U2rtVq1/?igshid=YmMyMTA2M2Y=