Kolona të gjata në Komoran, shkak aksidenti në Llapushnik (Foto)

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në Komoran.
Shkak i kolonave është aksidenti i ndodhur në Llapushnik ku një veturë ka mbetur e shkatërruar në mes të rrugës.
Policia e trafiku ndodhet në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.
Ende nuk ka informacione për persona të lënduar.
/Drenicaonline/