Policia e ndalon veturën afër Arllatit, shoferi nuk kishte patentë as regjistrim, ishte edhe nën ndikim të alkoolit

Njësia për kontroll të autostradave gjatë kontrollit në trafik, sonte ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë, transmeton DrenicaOnline.

Rasti ka ndodhur afër fshatit Arllat të Drenasit ku shoferit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht.

Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë