Shqetësuese: Kapen me thika e boks të hekurit dy nxënës të shkollës së mesme në Drenas

Një rast i tillë është zbuluar dje në shkollën e mesme ‘Fehmi Lladrovci’ në Drenas, ku dy nxënës janë kapur me thika dhe boks të hekurit.

Sinjali mëson se armët e ftohta u gjetën në çantat e nxënësve dhe menjëherë nga ana e stafit të shkollës është njoftuar Policia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar armët ilegale dhe dy të dyshuarit kanë shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që dy të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë