E dhimbshme: Këta janë të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë vdekur sonte si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mes tri veturave para rreth një ore, në rrugën Ferizaj-Shtime, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se tre nga katër personat e vdekur në këtë aksident tragjik janë A.Isufaj, 21-vjeçar, M.Behluli, 23-vjeçar dhe A.Muhadini, 39-vjeçar, teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.
Të rinjtë ishin së bashku në një veturë, kur u përplasën me një veturë tjerë, në të cilën ishte një çift që pësoi lëndime të rënda trupore.
.