Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur katër persona 

Katër persona kanë vdekur sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para rreth një ore, në rrugën Ferizaj-Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në aksident, sipas Policisë janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë