Një i plagosur dhe një i arrestuar në këtë fshat të Drenicës, ja detajet e dhëna nga policia

Është arrestuar një person i mitur në Qirez të Skenderajt, pasi që i njëjti të premtën në orët e vona ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar,  të mitur.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë, transmeton DrenicaOnline.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë