Përleshja e sotme në Drenas/ Të dyshuarit nga Nekoci e viktimat nga Krajkova

DrenicaOnline ka raportuar se sot rreth orës 08:00, në afërsi të shkollës së mesme, në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.

Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale ”Vrasje në tentativë” si dhe ”Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit: L.Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe L.Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, që të dy nga fshati Nekoc, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për tu proceduar më tej, përderisa viktimave nga fshati Krajkovë, u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë