Varroset i riu nga Likoshani që humbi jetën në aksident, shtrihet dora e pajtimit mes familjes Gjeli dhe Morina (Video)

Andrit Gjeli, 19-vjeç, nga Likoshani i cili humbi jetën para dy dite afër Drenasit në aksident trafiku, është varrosur sot në vendlindje.
Në varrim kanë marrë pjesë shumë qytetarë të cilët kanë shprehur dhimbjen bashkë me familjen Gjeli, transmeton DrenicaOnline.
Te varrezat është shtrirë dora e pajtimit, mes familjes Gjeli dhe Morina.
Rikujtojmë se i riu që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është në qendrën e paraburgimit./DrenicaOnline/