Dje, Kosova dhe veçanërisht sporti kosovar, u zgjua me lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë gazetari shumëvjeçar i sportit, Agim Binaku.
Ai ishte zëri me të cilin u identifikuan shumë gjenerata dhe nga i cili u informuan qytetarët. E padyshim që vdekja e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjarët, kolegët e miqtë e Agimit, por për të gjithë sportdashësisht vendorë e ata që u rritën duke i parë dhe dëgjuar më të rejat e sportit prej tij.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë njerëzve që patën fatin të punojnë me të dhe që patën rastin të dëgjojnë më të rejat e sportit prej tij.
Faleminderit që për tërë këto vite i ke shërbyer me kaq shumë zell profesionit dhe shtetit tënd dhe që nuk u kurseve asnjëherë për të informuar në mënyrë të paanshme dhe objektive.
Shpirti yt u prehtë e pushoftë në parajsë!.