Komuna e Drenasit merr përsipër shërbimet e varrimit për të gjithë qytetarët e saj

Komuna e Drenasit me procedura ligjore të prokurimit, tani më ka nënshkruar kontratën me Këshillin e Bashkësisë Islame, e cila do të merret me shërbimet e varrimit në tërë territorin e Komunës.

Përveç një akti human ndaj qytetarëve tanë, për një pjesë të konsiderueshme të familjeve, këtë shërbim e konsiderojmë edhe si një lehtësim ekonomik-social. Pra, familjari i të vdekurit, përveç dhembjes dhe pikëllimit për humbjen e të afërmit të tij, ai më nuk e ka barrën e për shpenzimet e shërbimit të varrimit, sepse komuna tash e tutje, arsyeshëm e ka zgjidhur këtë problem.

Prandaj, familjarët që kanë rast vdekje, nuk kanë nevojë të bëjnë shpenzime shtesë apo të dyfishta sa i përket shërbimit të varrimit, sepse këtë obligim e ka marrë Komuna dhe tërë procesin e shërbimeve të varrimit e mbikëqyrë drejtoria komunale për Shërbime Publike në Drenas.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë