Kabllot elektrike në oborr rrezikojnë familjen Rama nga Skënderaj

Vendin e ka lart, në shtyllat elektrike. Por në mungesë të tyre, kjo kabllo që furnizon me rrymë familjen Rama gjendet në tokë. E kjo po e rrezikon çdo ditë familjen katër anëtarëshe nga fshati Lubavec i komunës së Skenderajit.
Për shkak të kësaj ai nuk paguan krejt faturat e shpenzimit të energjisë elektrike, prandaj shpesh mbesin pa rrymë.
Pse kjo kabllo ka mbetur në këtë gjendje e tregon pronari i shtëpisë.
Për të hequr qafesh këtë problem, ai ka adresuar kërkesa dhjetëra herë në Komunë e KEDS.
Halli tjetër që kjo familje përballet është edhe gjendja e rrugës aspak e mirë që të shpie deri tek shtëpia.
Nga komuna e Skenderajt përmes një përgjigje me shkrim treguan se kërkesat janë marrë parasysh.
Ndryshe nga Komuna, përgjigje për këtë rast nuk dhanë për televizionin nga KEDS-i.