Shoferët përplasen verbalisht në trafik në Fushë Kosovë, Policia i zë në vepër (VIDEO)

Shkeljet që bëhen në komunikacion nga shoferët kosovarë, shpesh përcillen edhe me konflikte verbale. Një rast i tillë ka ndodhur mes dy personave në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar në redaksi një video ku shihet se njëri drejtues i veturës ka dalë nga automjeti dhe ka shkuar tek shoferi tjetër për t’i çëruar hesapet. Në debat e sipër, njëri prej tyre ia përplasi derën e veturës shoferit tjetër i cili gjendej brenda veturës së tij.
Krejt ky moment, u kap nga zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilë lëshuan rotacionin dhe u afruan tek shoferët.
Ndërsa, rruga kryesore që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën shihet se ishte bllokuar nga dy automjetet.