Arrestohet një person në Drenas, dërgohet menjëherë prapa grilave

Është arrestuar një person i dyshuar në Drenas, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14 e 30 minuta, njofton policia, transmeton DrenicaOnline.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar, tre fishekë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë