Pranga një personi në Drenas, ushtroi dhunë fizike ndaj një femre

Një person është arrestuar të enjten rreth orës 19:00 në Drenas pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë, transmeton DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/
.