Burri në Skenderaj ushtron dhunë ndaj gruas së tij, ajo e denoncon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Qirez i Skenderajt, pasi një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se 24-vjeçarja ka arritur që ta denoncojë rastin në Polici pasi që ka shkuar për vizitë te prindërit e saj, ku para hetuesve policorë ka deklaruar se i shoqi ushtron dhunë psikike dhe fizike vazhdimisht. Sipas saj, së fundi 34-vjeçari e ka goditur dhe e ka kapur për fyti.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me veprën për të cilën dyshohet.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.