Arkës së Komunës së Drenasit i shtohen mbi 400 mijë euro, ja nga erdhën ato

Arkës së Komunës së Drenasit i shtohen 400.953.90 euro, mjete këto të fituara nga Granti i Përformancës Komunale të viteve të kaluara.

Në kohën kur ka mbetur edhe pak kohë para shpalljes së fituesëve të Grantit të Përformancës Komunale për vitin 2022, buxheti i Komunës së Drenasit është mbushur edhe me plot 400 mijë e 953 euro, mjete këto të fituara më herët nga ky grant.

Pjesa tjetër e mjeteve që u shtuan në buxhetin e Komunës së Drenasit, do të shërbejë për realizimin e projekteve kapitale, që do të rrisin mirëqenien sociale në Komunën tonë.
Komuna e Drenasit mbetët e përkushtuar në arritjen e sukseseve tjera, në përformancën komunale përmes së cilës shtohet buxheti komunal në vlerë prej miliona euro e që ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët me realizmin e projekteve të ndryshme të cilat përcaktohen sipas prioriteve të tyre.

Pas periudhës së vështirë të pandemisë dhe periudhës së krizës globale, krizë kjo që preku e gjithë botën dhe jo vetëm vendin tonë, prej së cilës stagnuan punimet nga kompanitë të cilave ju ishte rritur kosto e materialeve për punët që do i realizonin, tashmë do të vazhdojmë pa ndalur në realizimin e projekteve që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë