Veteranët e luftës nga Drenica mblidhën për ta festuar ditën e tyre (Foto)

Më shumë se 70 veteranë të luftës, janë mbledhur mbrëmë në një odë në Vuçak të Drenasit, për të festuar ditën e veteranit, raporton DrenicaOnline.
Ish-pjesëtarët e Njësitit Pëllumbi, të kompanisë së parë, batalioni 3, brigada 113 Mujë Krasniqi, u bënë bashkë për të festuar dhe kujtuar momente nga koha e luftës.
Veteranët ishin kryesisht nga Negroci, Arllati, Llapushniku, Gjergjica, Vuçaku por kishte edhe nga vende tjera, që kishin shërbyer në këtë njësi.
Këta burra luftuan ballë për ballë me armikun me një qëllim të vetëm, çlirimin nga okupatori./DrenicaOnline/