Djali i dëshmorit nga Tërsteniku përgatit mbi 200 dhurata për nxënësit në fshatin e tij

Ka tri vite që djali i dëshmorit Enver Kukaj, Burimi nga Tërsteniku i Drenasit, u bënë dhurata nxënësve të shkollës në vendlindje.
Mbi 200 dhurata për fundvit iu dorëzuan fillimisht shkollës fillore “Dëshmorët e Qëndresës 2” e pastaj iu ndanë nxënësve.
Burimi thotë për DrenicaOnline se këtë iniciativë e bënë me shumë dëshirë dhe ndihet i lumtur kur sheh fëmijët e buzëqeshur.
Ai shpreson se këtë iniciativë do ta vazhdojë edhe viteve tjera./DrenicaOnline/