QKMF “Dr.Hafir Shala” furnizohet me pajisjet radiologjike, verteprogramin dhe aparati të rëntgenit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka marr pjesë në përurimin e pajisjeve radiologjike, verteprogramin dhe aparatin e rëntgenit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.
Gjatë përurimit të këtyre pajisjeve, kryetari Lladrovci tha se me funksionimin e këtyre aparaturave moderne, do t’i shërbejnë mirëqenies së qytetarëve të Drenasit, duke ua kursyer kohën dhe buxhetin familjar.
Komuna e Drenasit, ka realizuar projektin për të pajisur QKMF-në me aparat verteprogramin që shërben si pajisje për ekzaminim, aparatin e radiologjisë dhe me aparatin e rëntgenit si donacion nga “Kosova Med”.