Lladrovci fton asamblistët të marrin pjesë në mbledhje: Seanca e mbyllur pa kuorum, duhet të vazhdojë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar anëtarët e Kuvendit të Drenasit, pa dallim partie, të marrin pjesë në vazhdimin e Mbledhjes së ndërprerë që për arsye të mungesës së kuorumit ende nuk është mbyllur.
Sipas Lladrovcit, dhënia e disa pronave në shfrytëzim për investitorët dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ka kaluar të gjitha fazat me miratime njëzëri në Kuvend.
“Seanca e mbyllur pa kuorum, duhet të vazhdojë, pavarësisht se si do të votojnë asamblistët për çfarëdo çështje”, ka thënë Lladrovci duke shtuar se dhënia e disa pronave në shfrytëzim për investitorët dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ka kaluar të gjitha fazat me miratime njëzëri në Kuvend.
Postimi i plotë:
Ftoj anëtarët e Kuvendit të Drenasit, pa dallim partie, të marrin pjesë në vazhdimin e Mbledhjes së ndërprerë që për arsye të mungesës së kuorumit ende nuk është mbyllur.
Dhënia e disa pronave në shfrytëzim për investitorët dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ka kaluar të gjitha fazat me miratime njëzëri në Kuvend.
Seanca e mbyllur pa kuorum, duhet të vazhdojë, pavarësisht se si do të votojnë asamblistët për çfarëdo çështje.
Ftoj organet përgjegjëse të bëjnë hetimin e profileve të rrejshme të cilat po bëjnë presion te asamblistët që të mos marrin pjesë në Mbledhjen e ardhme të Kuvendit.
Një pjesë e profileve të rrejshme, tashmë të zbuluar se cilët persona fshihen pas tyre, dhe ingjet që kanë ngacmuar, kërcënuar, përhapur propagandë e shpifje pres të dalin para drejtësisë.
Presioni i keqbërësve brenda e jashtë territorit të komunës sonë është i madh por, nuk do të kenë sukses, as kësaj here!