Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ja vendimet të cilat u morën

Të mërkurën është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 8 pika për rend dite.

Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit nga subjekti politik i Partisë Demokratike të Kosovës, katër anëtar të subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, anëtari nga subjekti politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtari i subjektit politik i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Më poshtë ju prezantojmë pikat që janë diskutuar e miratuar me shumicë votash në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.

1. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit 02. Nr. 464/01-18364 të datës 27.04.2022, të Kuvendit të Komunës së Drenasit, ka kaluar me shumicë votash nga prezenca e anëtarëve të Kuvendit.

2. Plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023, ka kaluar me shumicë votash.

3. Plani vjetor i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2023, është diskutuar.

4. Plani Komunal për Integritet 2023-2026, ka kaluar me shumicë votash.

5. Lista e rreziqeve Komunale për vitin 2023, është diskutuar.
6. Propozim vendim për emërtimin e Ndërmarrjes Publike Lokale (NLP) në Drenas, ka kaluar me shumicë votash.

7. Informimi i Kuvendit për aktivitetet e KKSB-së për gjashtë mujorin e dytë, është prezantuar nga koordinatorja e KKSB-së.

8. Propozim vendim për miratimin e raportit të komisionit komunal përfundimtar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, ka kaluar me shumicë votash.

Me gjerësisht, mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 28.12.2022 mund ta ndiqni në ueb faqen zyrtare të komunës, në rrjetin social Facebook dhe ne kanalin zyrtar YouTube ne linqet e mëposhtme. Ne të tri platformat, mbledhja ka shkuar drejtpërdrejtë.


https://www.facebook.com/komunadrenas

Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë