Ky është momenti kur udhëtarët largohen me shpejtësi nga Aeroporti i Prishtinës (Video)

Pas kërcënimit për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari”, evakuohen me urgjencë udhëtarët.

Ndryshe edhe policia e ka konfirmuar se është mbyllur përkohësisht ANP.

 “Për shkak të një kanosje me mjet shpërthyes mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë” thuhet në njoftimin e policisë. Pas kërcënimit me bombë nga hapësirat e aeroportit janë evakuuar pasagjerët dhe personeli.

Po ashtu edhe zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, ka thënë se të gjitha ekipet emergjente janë duke kryer punën e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë