Rrahje në mes të sheshit në Skenderaj, katër persona përfundojnë në polici

Katër të dyshuar meshkuj, pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti në mes të sheshit ‘Adem Jashari’ në Skenderaj.

Policia ka bërë të ditur për DrenicaOnline se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rrahja ka ndodhur të martën në orën 20:00 për motive ende të panjohura.

Me rastin po merret njësiti i hetimeve në kuadër stacionit në Skenderaj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë