Vetaksident në Prishtinë, rrokulliset një veturë- video nga vendi i ngjarjes

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një vetaksident ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura si pasojë e aksidentit është rrotulluar dhe si rrjedhojë ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë