Arrestohet një person në Drenas, e rrahu fort viktimën duke e bërë për spital

Është arrestuar një person i dyshuar në Drenas pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje me viktimën, mashkull, e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, transmeton DrenicaOnline.

Policia me urdhër të prokurorit, ka hapur rastin lëndim i rëndë trupor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë