Ganimete Musliu e quan Kurtin psikopat, rrenacak e mashtrues

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shpërthyer edhe sot ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Musliu e ka quajtur Kurtin psikopat, rrenacak e mashtrues, pasi ka publikuar një video të para disa vjetësh, ku kryeministri shihet në atë kohë duke folur për Musliun, transmeton Zeri.info.

“Ky i ka studiju mirë ka ardhe në perfundim qe 40% i ka Analfabet Funksional e pastaj ju ka servu veç çka kanë pasë qejf ata me degju e me besu.psikopat bre! Ama duhet me qenë psikopat me i besu një psikopati. Ju ka hupe topi, ju kanë kthy propagandes. Rrenc, mashtrues!”, shkroi Musliu.

Deputetja e PDK-së edhe ditë më parë kishte thënë për Kurtin se shqetësohet për shëndetin mendor të kryeministrit. /Zëri

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë