Një 37-vjeçar gjendet pa shenja jete në veturen e tij

Një person është gjetur pa shenja jete në Kaçanik.

Bëhet fjalë për një 37-vjeçar me inicialet Z.S.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonine Ferizajt.

Veseli tha se lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.

“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në rrugën “Vëllezrit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person Z.S (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”, tha Veseli.

Klankosova.tv mëson se viktima është gjetur brenda veturës së tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë