Pensionohet Halit Xhema, zyrtari kryesor financiar në komunën e Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se zyrtari Kryesor Financiar në komunnë, Halit Xhema është pensionuar.
Me këtë rast, komuna ka organizuar një koktej rasti ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familjarë të Halit Xhemës, drejtorë komunal e zyrtarë të tjerë.
Njoftimi i plotë
Me rastin e pensionimit të zyrtarit Halit Xhema, i cili për vite me radhë ka qenë Zyrtar Kryesor Financiar në komunën e Skenderajt, është organizuar një koktej rasti ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familjarë të Halit Xhemës, drejtorë komunal e zyrtarë të tjerë. Në fjalën e tij kryetari Fadil Nura i ka uruar pensionimin duke thënë se Halit Xhema ka qenë një profesionist i madh që me nder e përgjegjësi e ka kryer detyrën e tij. Ai ka qenë i hapur dhe bashkëpunues gjithmonë ndaj gjithë kolegëve. Edhe nënkryetari Sami Lushtaku ka thënë se Halit Xhema ka qenë një prej zyrtarëve më punëtor e më të zellshëm, duke qenë shëmbull i punës profesionale. Kurse në shenjë nderimi dhe respekti për punën e tij, drejtori i financave Ismet Aliu i ka ndarë mirënjohje z.Halit Xhema duke i uruar pensionimin me dëshirat për shëndet e jetë të gjatë.