Sërish pritet të ngriten temperaturat, ky është parashikimi i motit për këtë javë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë, si dhe në ditët në vazhdim.
Temperaturat fillimisht do të jenë në rënie ditëve të para, -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C. Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative. Për shkak të mjegullës temperaturat, vende-vende, mund të jenë edhe për 2C e 3C më të ulëta nga këto vlera.
“19.12 – Kryesisht me diell e më ftohtë. Në mëngjes ngrica.
20.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, në ultësira mundësi për mjegull.
21.12 – Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave mjegull. Ngrica në mëngjes.
22.12 – Ngrica e mjegull në ultësira gjatë mëngjesit. Kryesisht me diell ditën, e në mbrëmje vransira.
23.12 – Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.
Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, por se do të dominojnë më shumë qetësitë.
Shtypja atmosferike në rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë, më pas në rënie graduale, por mbetet e lartë.”