‘Jora Center’ hap dyert edhe në Sllatinë, e qon në 300 numrin e të punësuarve

Sot u hap qendra e re e kompanisë ‘Jora Center’ në Sllatinë, me mbi 300 të punësuar, e cila njëkohësisht është anëtare e Odes Ekonomike të Kosovës tash e sa vite.
Gjatë kësaj hapje madhështore ishin të ftuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci edhe përfaqësuesit e OEK-ut, ku me këtë rast kryetari Rafuna e vlerësoi pafund punën dhe kontributin e kompanisë ‘Jora Center’.
“Cilësia e lartë e produkteve vendore dhe krijimi i partnerëve ndërkombëtar, janë indikatorë të rëndësishëm në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ngritjen e rolit të sektorit privat në Kosovë”, thuhet në njoftimin e OEK.
/DrenicaOnline/