Sulmohet një person në Drenas, viktima dërgohet tek mjeku ndërsa i dyshuari prapa grilave

Një person është sulmuar fizikisht të enjten rreth orës 14 e 30 minuta në një fshat të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor përderisa i arrestuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e shkurtër të policisë.
/DrenicaOnline/