VIDEO/ Me shpejtësi ekstreme, shoferi hedh përpjetë biçikletën dhe largohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Pogradec, ku një makinë ka përplasur një 30 vjeçar me biçikletë.

Siç shihet në video , shoferi ka përplasur 30-vjeçarin duke e hedhur në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arritur ta identifikojë autorin e ngjarjes, Altin Kuqo, i cili është arrestuar.

Ndërkohë, 30-vjeçari Andon Vangjeli po merr ndihmë mjekësore në spital, por nuk duhet gjendja e tij shëndetësore.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë