Arrestohet një person në Drenas, ja çka i bëri gruas së tij

Policia e Stacionit në Drenas ka arrestuar një person pasditen e së hënës me dyshimin e bazuar se e ka rrahur bashkëshorten e tij.

Policia thotë se arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 18:00 në qendër të Drenasit.

“Njësia policor me 05 shkurt 2018 ka arrti të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar/shqiptar, i cili kishte rrahur gruan e tij viktimën për arsyeje ende të paqarta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton DrenicaOnline.

Mësohet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë