Arrestohet një i mitur në Drenas, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua

Një person i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas njoftimit të Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
SULM SEKSUAL
Gllogoc 12.12.2022 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.