Ish-presidentët e Shqipërisë, Meidani e Moisiu vizitojnë Pacollin, i pranishëm ishte edhe Lladrovci

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në vizitë në shtëpinë e tij ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.

Pacolli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ishte i nderuar nga kjo vizitë, në të cilën prezent ishte edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, transmeton DrenicaOnline.

“Isha i nderuar që të mirëpres ish presidentët shqiptar Rexhep Meidani e Alfred Moisiu. Gjithashtu edhe kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci. Ish Presidentët shqiptar meritojnë respektin dhe vlerësimin tonë pēr punën që kanë bërë në të mire të mbarë kombit”, ka shkruar kryetari i AKR-së.

Rexhep Meidani ishte president i Shqipërisë nga viti 1997 deri në vitin 2002 kur u zëvëndësua bfa pasardhësi i tij Alfred Moisiu i cili ishte në këtë funksion deri në vitin 2007.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë