Komuna e Drenasit vendos kabina në stacionet e autobusëve nëpër fshatra

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca në Drenas, po vazhdon të punojë në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, transmeton DrenicaOnline.
Është bërë vendosja 17 kabinave në stacionet e autobusëve në fshatrat e Komunës së Drenasit, një mundësi më e mirë për qytetarët, për tu mbrojtur nga të reshurat dhe të ftohtit.
Realizimi i këtij projekti do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, në lokacione të tjera ku ka nevojë.
Me vendosjen e tyre qytetarët e Drenasit do të kenë një mundësi më të mirë për pritje të autobusëve.