Dy të vdekur nga sulmi në shkollën e Kalifornisë

Në një shkollë fillore në San Bernardino të Kalifornisë ka ndodhur një sulm me armë zjarri ku mbetën të vrarë dy persona.
Shefi i Policisë së Kalifornisë ka bërë të ditur se dy viktimat janë të rritur ndërsa nxënësit janë transferuar në një vend të sigurtë për t’u takuar më vonë me prindërit e tyre.
Sulmi besohet të ketë pasur motive vetëvrasëse ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Policia ka konfirmuar se deri më tani janë të lënduar katër persona, përfshirë edhe një mësues ndërsa i lënduar ka mbetur edhe sulmuesi.