Kjo pompë e derivateve në Drenicë ka lëshuar çmimet për toke, 1.36€ nafta

Çmimet e naftës në tregun botëror këtë javë  ranë në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit. Ulja është reflektuar edhe në tregun kosovar, por më së shumti në pikën e derivateve ‘Beli Petrol’ në Skenderaj.

Sot (e shtunë) një litër naftë në këtë pompë kushton 1.36€, ndërsa benzina 1.38€.

Këto janë çmimet më të ulëta prej kur ka nisur lufta në Ukrainë.

Në ‘Beli Petrol’ përveç çmimeve të lira është e garantuar edhe cilësia. Pra sot është koha që të furnizoheni me çmime të lira dhe me derivate ekstra cilësore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë