E dhimbshme: Ky është personi që vdiq pasi u godit nga vetura gati 2 muaj më parë në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur ditën e 18 tetorit në rrugën ‘Ymer Berisha’ në Klinë. Si pasojë një person kishte mbetur i lënduar rëndë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Skender Kajtazaj, 68 vjeç. I ndjeri ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kajtazaj po drejtonte biçikletën në momentin që u godit nga një veturë, ai u dërgua me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë.

Në QKUK bëjnë me dije se viktima nuk ka arritur që t’i bëjë ballë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë dje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë