Tymi mbulon autoblinden e FSK-së afër Drenasit (Video)

Një automjet i blinduar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në tym mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia dhe zjarrfikësit, transmeton IndeksOnline.
Rruga në drejtim të Pejës ka qenë e bllokuar përgjatë kohës sa ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve.