Sot varroset Mifail Thaqi në Llapushnik, policia jep info të reja për të lënduarit

Sot në orën 15:00 bëhet varrimi i të riut nga Llapushniku, Mifail Thaqi, i cili humbi jetën mëngjesin e së enjës në një aksident trafiku në Arllat të Drenasit.

Sipas familjarëve, varrimi i tij bëhet te ‘Rudinat’ në Llapushnik.

Policia sot ka njoftuar se të lënduarit tjerë në aksident, vazhdojnë të qëndrojnë të shtrirë në QKUK.

Njoftimi i policisë:
Rr. Malishevë Arllat, 08.12.2022 – 07:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka vdekur ndërsa katër të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë