Pavarësisht se të dy personazheve nuk do iu pëlqej që ende për ta përflitet, pasi që rrugët e tyre u ndan përfundimisht, dhe kjo u vulos me faktin e shtatzënisë së Tunës e që pritet së shpejti të behët nënë.
Thuhet një fjalë në popull, se nuk duhet të vijë keq nga e kaluara, sepse ajo është pjesë e jotja e cila të ka sjellë në ditët që je. Tuna dhe Cozman kishin ditët e tyre të arta sa edhe bashkëpunimi i këngës ‘Fenix’ i bëri ata personazhet më të suksesshëm të vitit 2013, transmeton Kosovarja. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet ne raportin e tyre dhe ata tashmë mund të mbesin vetëm me disa kujtime për të kaluarën.
Cozman javë më parë deklaroi se është i lire nuk ka ndonjë lidhje- femër në jetën e tij. Ai në kohën e lirë argëtohet me shoqëri dhe i përkushtuar në muzikë. Kjo fotografi e Cozman tregon se ka shumë dashuri për të dhuruar dhe nuk është vetëm qenia njerëzore që meriton një puthje, përqafim.